ITALI-Ky 1 janar I vitit 2017 ka nisur me një sekuestrim të 400 kg marijuanë në veri të Otrantos, në Itali.

Droga u sekuestrua nga policia italiane Guardia di Finanza në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Shqiptar.

Sipas informacioneve nga policia, droga ishte nisur nga Orikumi i Vlorës.

Gomonia me marijuanë ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur te humbiste gjurmët për disa orë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik.

droga itali

droga itali
(Droga e kapur në veri të Otrantos)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com