Një gomone me fuqi të madhe me ngarkesë 734 kg marijuanë është kapur dje pasdite në tentativë të mbërrinte në brigjet e Salentos, në veri të Otrantos. Guardia Di Finanza ka arrestuar 3 shqiptarë që ndodheshin në bordin e gomones.

Operacioni policor nisi pasi ngarkesa u pikas re nga një avion i cili po patrullonte në kanaline Otrantos.

Tre skafistët u arrestuan nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Policia shqiptare: Tre shtetas shqiptare në pranga
Policia shqiptare zbardh inicialet e personave që u kapën në gomonen me mbi 700 kg drogë nga policia italiane.

“Kapet tjetër gomone në Lecce, Itali, me date 4.10.2016, rreth orës 19.00, falë bashkëpunimit mes Policisë se Shtetit me Guardia di Finanza Nufrom dhe Interforcen.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e në veçanti me Policinë italiane vijon të godasë trafiqet e paligjshme në det.

Arrestohen tre shtetas shqiptare me inicialet V. L vjec 49, V. N. Vjec 30 dhe A. L. Vjec 49. G”.

droga itali

droga itali

(d.b/Shqiptarja.com)