Policia Italiane ka ndërmarrë një operacion kundër një grupi terrorist të celulave islamike të lidhura me Al-Qaedën, me bazë në Sardenjë.
 
Ekstremistët e arrestuar dyshohet se planifikonin të sulmonin Vatikanin në 2010-ën. Organizata predikonte luftë kundër perëndimit dhe organizonte atentate kundër qeverisë së Pakistanit.
 
Hetimet çuan në arrestimin e 18 personave, mes tyre dhe përgjegjës të tragjedisë së pazarit të Peshawar në 2009-ën ku humbën jetën më shumë se 100 persona dhe dy bashkëpunëtorë të Osama Bin Laden. Ky grup terrorist merrej gjithashtu dhe me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Evropës veriore.
 
Grupi u jepte emigrantëve dokumente false ku ata rezultonin si viktima të persekutimit etnik apo fetar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)