PESCARA, Itali – “Unë jam këtu për pushime në plazh, jam turist”. Ka qenë kjo deklarata e shqiptarit Alfred Bacova, teksa është arrestuar nga agjentët e Seksionit kundër Drogës në Pescara të Italisë pasi në makinën e tij Audi A4 u gjet 2 kilogramë drogë.
Policia bëri të ditur se 30 vjeçari shqiptari i arrestuar ishte korrier, i cili do sillte një ngarkesë të madhe droge nga pjesa veriore e Italisë drejt Martinsicuro dhe më pas një tjetër bandë shqiptare do ta dërgonte në Pescara.
“Bëhet fjalë për 4 paketa kokaine, të paktën 4 mijë doza, me një vlerë prej 150 mijë eurosh”, njofton policia italiane.
Sipas policisë, droga do të kishte bërë një ndalesë në Martinsicuro në duart e një bande shqiptare, e cila më tej do t’ia dorëzonte atë një tjetër grupi, po me shqiptarë, në Pescara.
Nga banda e dytë droga do të mbërrinte në familjet rome të Rancitellit, “zotërinjtë e drogës” të cilët merren me shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme duke përfituar 80-100 euro për gram.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com