ITALI - Është arrestuar nga policia 'Zonja e Bardhë' e ish-Kryeministrit Silvio Berluskoni, e cila u kap me 24 kilogramë kokainë.
Federica Gagliardi, 31 vjeç, u kap nga Guarda Di Finanzia në aeroportin e Fiumicinos, e cila po kthehej nga një udhëtim nga Amerika e Jugut. Ish-modelja e kishte fshehur sasinë e kokainës në çantat e dorës.
Pas arrestimit nga policia, ajo kërkoi menjëherë të kontaktonte avokatin e saj. Hetuesit verifikuan pasaportën dhe dokumentet e tjera të 31-vjeçares për të parë nëse ajo kishte bërë udhëtime të tjera në Amerikën e Jugut.
Gagliardi e ka shoqëruar ish-Kryeministrin Berluskoni në Samitin e G8 që u zhvillua në Kanada në vitin 2010.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com