ITALI - Tri shqiptarë janë arrestuar së fundmi në Itali, me sasi të ndryshme droge. Fillimisht u kapën 2 vëllezërit shqiptarë që punonin në ndërtim, Tomorr e Flamur Deda, i pari banor në Sondrio dhe i dyti në Teglio.
Policia i akuzon se kanë qenë pikë referimi për të shitur kokainë dhe marihuanë në Sondrio. Punësimi në sektorin e ndërtimit nuk ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për ta.
Policia i arrestoi ata pasditen e vonë dje, duke i kapur me 60 gramë kokainë dhe 2 kilogramë marihuanë. Ndërkaq, një i ri shqiptar u arrestua pasditen e së shtunës, më datën 7 dhjetor nga policia italiane, pasi u kap me 5.7 kg heroinë. I riu i diplomuar për Ekonomik në Itali posedonte heroinë të pastër me vlerë 150 mijë euro.
Operacioni i forcave speciale të Antidrogës u zhvilla në pak orë, kur një patrullë hasi gjatë shërbimit në një stacion një makinë me ngjyrë të errët me targa të Milanos që drejtohej nga një djalosh në dukje me orgjinë të huaj. I riu qëndroi gjatë brenda në makinë, por papritur u nis me shpejtësi në drejtim të Leçes.
Policët dyshuan dhe u vunë në ndjekje të makinës një “Opel Vectra Singnum” me ngjyrë të zezë e cila i’u nënshtrua më pas një kontrolli të imtësishëm ndërkohë që po kryhen verifikime për sqarime të mëtejshme të ngjarjes. Gjetja e drogës u bë e mundur me anë të qenëve antidrogë.

Shkrimi u publikua sot(11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com