Itali, kapet shqiptari trafikant, që
fshihej duke përdorur 7 emra

Itali, kapet shqiptari trafikant, që<br />fshihej duke përdorur 7 emra
TREVIGLIO (ITALI) - Kishte vendosur që t’ia mbathte kapjes duke u fshehur në Treviglio, me një emër tjetër dhe dokumenta të tjera.

Por, pas katër muaj fshehjeje, personeli i komisariatit të Treviglio-s e ka gjurmuar dhe kapur falë gjurmëve dixhitale.  

Ka përfunduar në pranga shqiptari A.B., 40 vjeç, i pastrehë, i cili rrezikohej të mos kapej, pasi përdorte 7 emra të ndryshëm.

Ai ishte i kërkuar në nivel kombëtar si pjesëtar i një grupi kriminal italo-shqiptar, që merrej me importin dhe trafikun e kokainës, ku secili në brendësi të grupit kishte një rol të përkufizuar qartë, ku pika e lidhjes së “pemës së drogës” ishin dy vëllezër shqiptarë.

Në grup kishte që furnizonin me drogë Holandën, se kush e transportonte në Itali, kush e dërgonte në zonat operative dhe kush e shiste me pakicë.    

Një makinë e vajosur mirë, që kishte bërë një xhiro mbi 10 milionë euro.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania