Një tjetër Operacion antitrafik i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza është zhvilluar pasditen e djeshme ku është finalizuar pas 6 orë ndjekje me sekuestrimin e një mjeti lundrues, tip Skaf, me një sasi prej 533.5 kg lënde narkotike (të dyshuar si Canabis Sattiva).
Në bordin e skafit udhëtonin dy shtetas italianë. Sipas një komunikate të shpërndarë nga Policia e Shtetit, rreth orës12.50, QNOD (Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës), ka njoftuar për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të Kepit të Rodonit.
Menjëherë u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të GdF dhe u njoftua INTERFORCA.
Ndjekja nga Policia Kufitare dhe GdF vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtarë.
Në këtë kohë mjetet aeronautike dhe detare italiane të GdF hynë në veprim dhe rreth orës 19.00 në momentin e hyrjes në ujërat italiane u identifikua dhe ndalua mjeti i lundrimit me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533.5 kilogramë.
Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, të dy nga Brindisi.
GdF ndaloi dy skafistët dhe sekuestroi ngarkesën me Cannabis Sattiva.
GdF italiane ka vlerësuar Policinë e Shtetit/Policinë Kufitare dhe QNOD për shkëmbimin në kohë të informacionit dhe bashkërendimin e operacionit që çoi në identifikimin e mjetit, kapjen e autorëve dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

(Skafi me kanabis i sekuestruar në Itali)
/Shqiptarja.com

VIDEO