Itali, kapiteni i Lazios në
pranga për trukim ndeshjesh

Itali, kapiteni i Lazios në<br />pranga për trukim ndeshjesh
ROME – Kapiteni i Lazios Stefano Mauri është arrestuar sot në mëngjes së bashku me 18 persona të tjerë nën akuzën e trukimit të ndeshjeve.

Urdhër arrestet u lëshuan nga prokuroria e Kremones. Në pranga përfundoi edhe ish-lojtari i Genovas tani në Padova Omar Milanetto. Sipas prokurorëve Mauri dhe Milanetto ishin në dispozicion që në këmbim të parave të fiksonin rezultatin e ekipeve të tyre përkatëse. Operacioni u krye sot në Kremona, Brescia, Bolonja dhe Alessandria.

Prokuroria e Kremonas lëshoi në total 19 urdhër arreste, 10 prej të cilave ishin për lojtarë dhe ish lojtarët e serisë A, B. Nën hetim është edhe trajneri i Juventusit, Antonio Conte. Në apartamentin e tij është ushtruar kontroll. Emri i teknikut të Juventusit u përmend nga Filipo Carobi, “i penduar” i cili e akuzonte se kishte dijeni për barazimin në ndeshjen mes Novara- Siena. Midis të dyshuarve është edhe Domenico Criscito, përsëri nën akuzë për komplot.

Mauri dhe Milanetto, sipas mediave italiane, do të kundërshtonë akt-akuzën e prokurorësisë për trukim të ndeshjeve.

Arrestimet janë në vazhdën e 17 arrestimeve të kryera më 17 dhjetor. Ndërsa në qershorin e 2011 u arrestuan 16 persona të tjerë, mes tyre Beppe Signori. Mes të arrestuarve ndodhen dhe pesë shtetas hungarezë. Dyshohet se celula hungareze ka manipuluar një sërë ndeshjesh të kampionatit italian të futboollit.
(rd/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I Ngarkuari me punë i SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë! Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët

I Ngarkuari me punë i SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të vështirë! Çështjet e prapambetura, vonesë e drejtësisë për qytetarët