Itali, kokainë në pistën e skive në Valtellina, Shqiptari i klanit mafioz të Shkodrës kontrollonte tregun e drogës! Ishte në kërkim për vrasje

Itali- Dymbëdhjetë persona, anëtarë të një bande shpërndarësish droge në pistat e skive të Valtellinës në Itali kanë rënë në prangat e policisë italiane. Mediat italiane shkruajnë se kokaina porositej përmes një të arratisuri që i përkiste mafies shqiptare dhe shitej edhe në prani të fëmijëve dhe të porsalindurve.

Banda përbëhej nga shqiptarë, italianë, domenikanë. Gjashtë prej tyre janë arrestuar, 5 në arrest me burg. Ndaj tyre është ngritur akuza për transportim dhe shitje të kokainës për turistë dhe konsumatorë lokalë.

Hetimet nisën në prill 2023 dhe u përqëndruan në komunën Livigno, ku disa familje shqiptare, të cilat për policinë nuk ishin të dyshimta, por në realitet ishin të lidhura me një shqiptar të kërkuar për vrasje që i përkiste një klani mafioz nga Shkodra dhe kishin ngritur rrjetin e tregtimit të kokainës, duke përdorur tregtarë droge vendas dhe të huaj.

Anëtarët e familjeve shqiptare të Livigno-s, si dhe tregtarët vendas dhe të huaj të drogës të lidhur me ta, ishin të integruar mirë në jetën ekonomiko sociale të Livignos madje dhe paguheshin mirë si në Livigno ashtu edhe në Zvicër. Për  këtë shkak veprimtaria hetimore rezultoi e gjatë dhe komplekse: U deshën orë të gjata vëzhgimi së bashku me përgjimet elektronike, mjedisore dhe telefonike për të zbuluar rrjetin e këtij trafiku

Organizata që furnizonte me kokainë drejtohej nga një shqiptar 26 vjeç i cili falë lidhjeve të ngushta me mafian shqiptare, arriti të aktivizonte kanalet e furnizimit me kokainë, të degëzuara në Itali dhe në Evropë.

U konstatua se droga e porositur vinte nga zona e Brianzës, Torino dhe Brukseli. Si tansportues përdoreshin shtetas francezë, spanjollë, holandezë dhe shqiptarë

Me të mbërritur në Valtellina, droga merrej nga një 40 vjeçar shqiptar, I cili ksithe për detyrë të transportonte në Livigno (vendbanim i tij) të peshonte dhe ndante në doza dhe tua jepte tregtarëve për shitje. Veprimtaria e trafikut të drogës kryhej me ndërmjetësimin e vazhdueshëm të një tjetër shqiptari, banues në Livigno, xhaxhai i të arratisurit. Droga, e cila në telefon quhej 'bresaola', (lloj proshute) shitej në makina, në zona të izoluara të zonës Livigno.

Në transport dhe shitje kanë marrë pjesë edhe bashkëshortet e të dyshuarve: njëra prej tyre i është nënshtruar arrestit shtëpiak. Për të mos ngjallur dyshime dhe për të shmangur kontrollet, personat përgjegjës transportonin dhe shisnin drogën në prani të fëmijëve, të miturve dhe të porsalindurve të tyre. Disa nga të dyshuarit mburreshin në mediat sociale, duke mbajtur armë apo treguar para. Në periudhën e fundit, në funksion të sezonit turistik dimëror, sasia e dërgesave të kokainës ishte rritur.

Në 3 dhjetorin e kaluar policia italiane arrestoi në flagrancë 2 shqiptarë si dhe sekuestroi 1 kg kokainë e destinuar për tu futur në tregun e Livignos.

Droga ishte blerë në një lagje në periferi të Torinos nga një person i lidhur me një klan shqiptar, me bazën e tij në Torino dhe ishte transportuar në Valtellina. Lënda narkotike e sekuestruar, e shitur me pakicë, do të garantonte fitime nga 80,000 deri në 100,000 euro.

Veprimtaria hetimore e kryer krijoi një tjetër pistë hetimi. Nga monitorimi u konstatua se ata shisnin edhe hashash veç kokainës. Furnizimi me hashash, megjithatë, nuk bëhej përmes kanalit të zakonshëm shqiptar, por përmes furnitorëve të tjerë.

Kështu, figura e një të riu 24-vjeçar maroken doli në plan të parë dhe u shfaq një metodë e re e shpërndarjes së drogës jo e bazuar në aktivitetin e zakonshëm të shitjes në pyll, por karakterizuar më tepër nga dinamizmi dhe përdorimi sistematik i makinerive me qira.

Shpërndarja e drogës bëhej në makinë ndërsa porosia vinte bëhej me telefon.

Në total janë 8 të arrestuar në flagrancë si dhe janë sekuestruar 1823 gram kokainë, 190 gr heroinë, 1610 hashash. Arrestimet janë kryer në Torino dhe Rimini, ndërsa po punohet të arresohet dhe një person në Francë./ Republica.it 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
'Ka lidhje me mafien e Shkodrës' Përgjimet që zbuluan rrjetin e furnizuesve të drogës në Itali, kishte lidhje dhe në Bruksel

Dymbëdhjetë persona, anëtarë të një bande shpërndarësish droge në pistat e skive të Valtellinës në Itali kanë rënë në prangat e policisë italiane. Arrestimet janë kryer në bashkëpunim mes policisë së Livigno, Torino dhe Francës.

Hetuesve i është dashur të kryej përgjime ambientale dhe telefonike për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës.

Policia thotë se tregu i drogës kontrollohej nga një shkodran në arrati që kërkohet për vrasje dhe është pjesë e një klani mafioz në Shkodër. Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte rrjetin e tij në Bruksel dhe më pas droga mbërrinte në Torino dhe më pas në Livigno.

‘Hyn në ngatërresë me të. Sepse ai është tip që së bashku me bandën më të fortë në Shkodër, mafia e Shkodrës…ai jo unë.. .por ai është me mua’ thuhet në një përgjim.

Dy pako droge që janë sekuestruar gjatë këtij operacioni kanë pasur mbishkrimin “Daja’  ‘Tok’

1710436251_hartaedroges.jpg1710436251_hartaedroges.jpg

Foto: Harta 
S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?