Itali/ Komandanti i policisë kap rastësisht shqiptarin me 36 kg kokainë dhe 70 mijë euro cash! 26-vjeçari ishte nën efektin e drogës, e tradhtoi sjellja
Policia italiane, duke sekuestruar kokainën në banesën e shqiptarit
Bolonja- Një shqiptar është arrestuar një ditë më parë nga policia italiane në Bolonja, pasi u kap me një ngarkesë prej 36 kg kokainë të pastër dhe me vlerë miliona euro në tregun e pakicës, si dhe 70 mijë euro cash nga aktiviteti i dyshuar kriminal.
Ka qenë gjenerali Ettore Bramato, komandanti provincial i Karabinierëve të zonës, teksa “po tërbohej” në mes të rrugës, në “Via Cavalieri Ducati”, në Borgo Panigale.
Ndërsa ishte me uniformë në ato momente, ai ka kontaktuar kolegët e tij, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre, teksa më pas ka vërejtur edhe një patrullë aty pranë, duke denoncuar të dyshuarin.
“Kur policia u afrua për ta kontrolluar, i riu që rezultoi se ishte një 26-vjeçar shqiptar, në gjendje krejtësisht të ndryshuar, ndoshta edhe për shkak të ndonjë substance që kishte marrë, filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas drejtoi policinë drejt shtëpisë së tij, një apartament përgjatë së njëjtës rrugë”, shkruan “Ilrestodelcarlino”.
Në atë moment, efektivët zbuluan brenda banesës, të futura në një dollap dhe të fshehura jo dhe aq mirë, një çantë plotë me para. Rreth 70 mijë euro në kartëmonedha.
Me dyshime të forta se kishte edhe sende të tjera të paligjshme, efektivët vijuan kontrollin, duke zbuluar në shtëpi edhe 36 kilogramë kokainë.
I riu sipas policisë, emri i të cilit nuk u publikua, ishte në gjendje jo të mirë emocionale, duke u shfaqur agresiv, teksa u deshën përforcime të tjera për ta përcjellë në spital me ambulancë dhe që t’i ulej zëmërimi.
Disa orë pas mjekimit, ai u prangos dhe izolua në qeli, nën akuzën e “posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike”, teksa po hetohet edhe për rrjetin e narkotrafikut në zonë, pjesë e të cilit i dyshuari ishte.
Kokaina dhe eurot cash të sekuestruara shqiptarit të dyshuar
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
GOLAT/ Napoli përmbys 2-1 Juventusin dhe mban kreun e Serie A! Atalanta fiton pas katër ndeshjeve, i falet Reteguit
25 Janar, 17:27
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari
25 Janar, 14:23