BRESHIA - Pasuria e bosit të kokainës Bledar Pajana, i cili njihej në Itali me pseudonimin edhe si “Messi i Shqipërisë” për shkak të ngjashmërisë me lojtarin e Barcelonës, është konfiskuar nga ana e autoriteteve të vendit fqinj.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, Prokuroria e Breshias ka konfiskuar pasurinë e “Messit shqiptar” e cila arrinte në vlerën e rreth 1 milion eurove. Sipas mediave italiane, pasuria e bosit të drogës përfshin një kompani ndërtimi, një pronë banimi, disa llogari bankare si dhe makina luksoze.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se “Messi shqiptar” fshihej pas firmës së ndërtimit e cila në fakt prej kohësh nuk operonte. Pajana akuzohet si kreu i një grupi trafikantësh të kokainës që arrinte të fuste në Itali çdo muaj rreth 200 kg drogë, e destinuar kryesisht për në tregun e Breshias.
Ai u arrestua më 16 dhjetor në aeroportin e Eindhovenit në Hollandë, ndërsa pak ditë më parë u ekstradua për në Itali.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com