ITALI -  Një 46-vjeçar nga Kosova, Veli Selmanaj, ka vrarë vajzën e tij 21-vjeçare, Senada dhe ish-gruan e tij, Fatime Selmanaj, në Aquila.

Vvrasja e dyfishtë ka ndodhur para disa dëshmitarëve, para një supermarketi dhe vetëm gjysëm ore pas vrasjes, babai vrasës është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje nga hetuesit.

Ish-gruaja e tij dhe e bija punonin në një ndërmarrje bujqësore. Ish-gruaja kishte nisur procedurat e divorcit ndaj bashkëshortit dhe sipas informacioneve të para, shkak i ngjarjes mund të jetë bërë fakti që Veli Selmanaj ishte denoncuar për tentativë përdhunimi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)