Itali, kriza politike dhe datat
e mëdha të qeverisë Berluskoni

ROME- I zgjedhur triumfalisht në prill të vitit 2008, kryeministri italian Silvio Berluskoni nuk ka reshtur që prej asaj kohe të përballet uljen e popullaritetit, ndërkohë që mosmarrëveshjet kanë qenë në rritje në radhët e maxhorancës së tij.

Ai humbi të martën maxhorancën në Parlament, gjë që e shtyu të njoftonte dorëheqjen e tij, që u bë efektive dje në mbrëmje ku ai i dorëzoi mandatin presidentit të Republikës, pas miratimit nga Parlamenti i reformave të premtuara në Bashkimin Evropian për të shmangur përhapjen e krizës së euros.

KRIZA DHE BERLUSKONI
- 13-14 Prill 2008: Partia e Silvio Berlusconit, Populli i Lirisë (PDL) krijuar me Gianfranco Fini, dhe aleatin e tij, Lidhja e Veriut drejtuar nga Umberto Bossi fituan zgjedhjet legjislative me një shumicë dërrmuese prej 174 vendesh nga 315 në Senat dhe 344 nga 630 në Dhomën e Deputetëve.

- Nëntor 2009: Tensionet e para publike Gianfranco Finit, president i Dhomës së deputetëve, i cili kritikoi hapur disa politika të qeverisë dhe Silvio Berlusconin.

- 28-29 Mars 2010: Silvio Berlusconi mund të majtën në zgjedhjet rajonale në sajë ët Lidhjes së Veriut, por partia e tij PDL regjistroi rënie me 26,7 për qind.

- 30 Korrik: Berlusconi i kërkon Finit të dorëzojë postin, por ky i fundit refuzon dhe 32 deputetë që e mbështesnin largohen nga PDL duke krijuar grupin e tyre, E ardhme dhe Liri për Italinë (FLI).

- 7 Nëntor: Gianfranco Fini kërkon publikisht para 10.000 mbështetësve në Peruxhia dorëheqjen e Silvio Berlusconi.

- 2 Dhjetor: Rreth 80 deputetë italian që i përkisnin lëvizjes italiane të qendrës apo të djathtës liberale kërkuan dorëheqjen e Berlusconit.

- 14 Dhjetor: Pas krizës së hapur me Gianfranco Fini, kryeministri kërkon një votëbesim dhe e fiton këtë zgjedhje me një shumicë relative prej 314 votash nga 630.

- 30 Maj 2011: E djathta e Silvio Berlusconi del e mundur në turin e dytë të zgjedhjeve bashkiake duke humbur mes të tjerash qytetin e Milanos, bastion zgjedhor i Berlusconit.

- 13 Qershor: Dështim tjetër politik i Berlusconit, i cili humbi gjatë një referendumi ku italianët hodhën poshtë politikën e tij për rikthimin e energjisë bërthamore, privatizimit të ujësjellësit dhe kryesisht imuniteti i tij gjyqësor.

- 15 Korrik: Qeveria merr me 316 vota një votëbesim për planin shtrëngues destinuar rimëkëmbjes së financave publike.

- 20 Korrik: Dhoma e deputetëve autorizon me 319 vota arrestimin e Alfonso Papa, një deputet i partisë së Silvio Berlusconi, i përfshirë në një çështje korrupsioni.

- 14 Shtator: Qeveria merr me 316 vota një votëbesim për një plan të dytë shtrëngues.

- 22 Shtator: Dhoma e deputetëve hedh poshtë kërkesën për arrestimin e një të afërmi të ministrit të Ekonomisë Giulio Tremonti.

- 14 Tetor: Silvio Berlusconi merr votëbesimin e 51 me 316 vota. Pjesa më e madhe e zyrtarëve politikë mendonin se pozitat e kryeministrit sa vijnë e dobësohen.

- 3 Nëntor: Dy deputetë të PDL largohen zyrtarisht nga partia dhe kalojnë në opozitë, ndjekur dy ditë më pas nga një deputet i tretë duke bërë kështu që Berlusconi të humbasë shumicën absolute në Dhomën e deputetëve.

- 8 Nëntor: Berlusconi humb maxhorancën absolute në Dhomën e deputetëve gjatë një votimi test dhe njofton dorëheqjen menjëherë pas miratimit të masave të kërkuara nga Brukseli.

- 12 Nëntor: Miratohen nga deputetët masat e kërkuara nga Bashkimi Evropian për të siguruar tregjet. Pas këtij votimi, konform angazhimeve të marra, Berlusconi i dorëzon dorëheqjen presidentit të Republikës Giorgio Napolitano dhe lë pushtetin nën brohoritje.
(atsh)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet