TIRANË - Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani është përballur edhe këtë të martë me të pandehurit e tjerë të akuzuar në dosjen “Plumbi i Artë”, gjyq i cili me kërkesë të SPAK po zhvillohet me dyer të mbyllura. Mësohet se Dumani ka vijuar të dëshmojë për krime të cilat i ka kryer së bashku me të akuzuarit e tjerë por edhe për ato që ka pasur dijen, gjë që ka sjellë reagimin e të akuzuarve të cilët i kanë kundërshtuar.
Një nga të të pandehurit Gentjan Sharra, ka pretenduar në gjykatë se në kohën kur e implikon Dumani, ai ka pasur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe nuk kishte nevojë sipas tij të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin.
Sharra akuzohet për vjedhje me dhunë në 4 raste dhe për “Vjedhje me armë në bashkëpunim”. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe i akuzuari tjetër Petrit Qoli, i cili pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron. Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, që po kontestohet qoftë nga të arrestuarit, por edhe nga avokatët, që gazetarët të lejohen në sallë për të pasqyruar versionin e tyre në lidhje me ngjarjet.
Seanca u shty për të vijuar në 9 janar ku do te vijojë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Dosja 'Plumbi i Artë'
Për dosjen Plumbi i Artë, në të cilën akuzohet edhe Suel Çela, në total janë marrë të pandehur 20 persona, mes tyre edhe vetë Nuredin Dumani që u kthye në të penduar të drejtësisë. Ndaj tyre rëndojnë vepra të rënda si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagese, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj.
Në këtë dosje krahas Nuredin Dumanit statusin e bashkëpunëtorët e kanë përftuar edhe Skerdi Tase dhe Erjon Alibej. Nëse dëshmitë e tyre do të vërtetohen atëherë ata ndonëse janë të akuza për ngjarje kriminale do te përfitojnë ulje të dënimit. Gjyqi nisi më 29 janar 2024.
Të pandehur
Nuredin Dumani
Henrik Hoxha
Skerdi Tasi
Enver Diva
Besian Xhixha,
Erion Alibej,
Florenc Çekrezi,
Elvis Koçi (Çaushllari),
Ilirian Feci,
Asllan Plaku,
Ardian Uzuni,
Altin Ndoci,
Gentian Sharra,
Agron Qoli,
Petrit Qoli,
Fatos Gosa,
Agron Qafa,
Agim Gjini,
Xhulian Hoxha
Albert Pashaj
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.2%
-
Jo
79.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj
25 Mars, 11:43
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
25 Mars, 09:47
-
Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)
20 Mars, 15:20
-
I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku
20 Mars, 12:52
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime
20 Mars, 11:49
-
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit! Lulzim Berisha mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
20 Mars, 09:51
-
'Shpirti' / GJKKO dënon me 10 vite burg dy anëtarë të grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës
19 Mars, 16:32
-
Shpërdoroi detyrën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës! I konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove
19 Mars, 13:15
-
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
18 Mars, 14:02
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Otin e Elbasanit s’e vrava dot se Suel Çela më nxori në pritë, flisja në Matrix! Talo Çela më ofroi 2 mln euro për të vrarë Alibejn, bisedat në SKY ECC
18 Mars, 11:15
-
5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”?! Të pandehurit për korrupsion Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund (VIDEO)
18 Mars, 10:39
-
Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje
17 Mars, 17:46
/TRUTH/,nuk ke kuptuar asgje! Sipas teje i bie qe dhe Arber Cekaj nuk kishte pse te merrej me trafik droge qe te con ne burg,ose te vret,se kishte biznes te ligjshem importi bananesh! E megjithate u morr.Ky ujku Sharra kishte nderuar vetem kostum,por jo zakonin.Disa mijera,apo disa miliona njelloj jane per keta kriminele dhe gati perhere jane tunduese,por keto shitje mend per tendera,po i thote vetem qe te shpetoje lekuren.
PërgjigjuO Gentian Sharra,po dhe bosi i kompanise ku punonin prinderit e mi ne emigracin,milioner ishte,bile shume me teper se ty,por ama sa here shikonte ndonje cent te hedhur ne rruge,perkulej dhe e merrte! Paraja eshte para,nuk ka rendesi nese eshte miliona apo nje cent.
PërgjigjuO lapanjose, por te gjesh 1 cent ne toke e te grabitesh pleq naten per 1 cent duke rrezikuar jeten e milionat qe ke, sikunder po akuzojne kete, eshte ne mes ferri me parajsen bashke! Keshtu qe boll dhate mend ne kurriz te tjetrit, o copa injorantesh!