Javën e kaluar, u njoftua se Senati italian shtyu votimin e parashikuar për ratifikimin e marrëveshjes trepalëshe të gazsjellësit Shqipëri-Itali-Greqi, pasi disa nga senatorët kanë kërkuar informacione shtesë mbi zhvillimet e fundit në projekt.
Por, tanimë vendi fqinj ka probleme shumë më të mëdha për të zgjidhur, pas dorëheqjes së ministrave të partisë së Berluskonit, kështu që mund të krijohet një periudhë “boshe”, që do të bllokonte fillimin e punimeve për gazsjellësin.
Kjo, pikërisht në kohën kur vendet nga kalon gjurma e tubacionit janë shprehur dakord, është një shenjë negative. Por megjithatë vështirë se do të ndërpresë përpjekjet për një investim shumë të rëndësishëm edhe për Italinë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)