Itali, Lega Nord protestë: Të dënuarit
shqiptarë të kthehen në Shqipëri

Itali, Lega Nord protestë: Të dënuarit<br />shqiptarë të kthehen në Shqipëri
PIAÇENZA - Pas ekzekutimit të shqiptarit Sadik Hajderasi, në rrugën Kolombo në Piaçenza, është “mobilizuar” edhe Lega Nord. 

Me kamionë dhe stenda aktivistët radikalë të Legës lëvizin nëpër provincë. Në makinat e tyre shkruhej: "Qeveria Letta liron kriminelët dhe poshtëron të ndershmit".

Ata akuzojnë qeverinë italiane se është duke u bërë gati për të lënë të lirë 20 mijë persona të dënuar. 

Duke iu referuar vrasjes së shqiptarit Hajderasi, para pak ditësh ata kanë kërkuar që nëse 2 shqiptarët e arrestuar nëse janë fajtorë të dënohen në Itali dhe dënimin ta vuajnë në Shqipëri.

“Nuk duam dhe nuk kemi ndërmend që të paguajmë 320 euro në ditë për të mbajtur në qelitë tona njerëz që vijnë nga vende të tjera dhe kryejnë krime në Itali. Të kthehen në shtëpinë e tyre”, ishte një pjesë e akuzave të bëra nga anëtarët e Lega Nord, ndaj qeverisë italiane.

Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca