Itali: Makina në kanal, vdes
bashkë me shokët i riu kosova
Përfundon në tragjedi e shtuna që ata vetë e kishin programuar për t’u dëfrye me miqtë. Pesë të rinj, të gjithë të huaj, njëri prej të cilëve kosovar, humbën sot jetën në një aksident rrugor që ndodhi rreth orës 13:00, 40 km në jug të qytetit të Padova-s, Itali. Automjeti me të cilin udhëtonin, përfundoi në një kanal me ujë (foto).
PADOVA, Itali – Përfundon në tragjedi e shtuna që ata vetë e kishin programuar për t’u dëfrye me miqtë. Pesë të rinj, të gjithë të huaj, njëri prej të cilëve kosovar, humbën sot jetën në një aksident rrugor që ndodhi rreth orës 13:00, 40 km në jug të qytetit të Padova-s, Itali. Automjeti me të cilin udhëtonin, përfundoi në një kanal me ujë. Përveç të riut kosovar i cili është identifikuar si Mërgim Kerellaj, viktimat e tjera – të gjithë rreth 20 vjeç – janë një maroken, një boshnjak dhe dy vajza rumune.
Po shkonin të luanin paint-ball, një lojë ku simulohet lufta me pistoleta që qëllojnë plumba gome të mbushur me bojë. Miqtë e tjerë që po i prisnin në destinacion, kur s'po i shikonin të mbërrinin, filluan të bëjnë rrugën mbrapsht, deri sa dalluan makinën e përmbysur në kanal.
Trupat e tyre janë nxjerrur jashtë automjetit
(foto) nga polumbarët e zjarrfikësve të zonës. Dyshohet se pesë viktimat kanë gjetur vdekjen për shkak të mbytjes.
Sipas hetuesve, ndoshta për shkak të shpejtësisë së lartë, automjeti ka dalur nga rruga gjatë një kthese në të djathtë. Pasi ka hedhur tutje guardrail-in makina ka përfunduar përmbys në kanalin me ujë. Pozicioni i saj mendohet se ka qenë fatal për fatin e viktimave, pasi uji në kanal nuk është shumë i lartë por mjaftueshëm sa të mbushte pjesën e brendshme të makinës. Të zënë në kurth e me kokë poshtë, pesë të rinjtë e kanë pasur të pamundur për të dalur.
Karabinierët po përpiqen të kuptojnë përse makina shkoi drejt dhe nuk ndoqi trajektoren e kthesës, por mesa duket, në të njëjtën pikë kanë ndodhur edhe aksidente të tjera.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.8%
-
Frikë se humbin
42.3%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 2007
Lajme të tjera
-
Kompanitë e basteve online, Ylli: Do jepen deri në 7 licensa për ato që kanë eksperiencë! Nuk ka monopol
29 Mars, 18:12
-
Del VIDEO-ja e momentit kur qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi, klientët largohen të tmerruar
29 Mars, 18:09
-
Rikthimi i basteve në vend, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit
29 Mars, 18:00
-
Dy mite te rreme mbi përçarjen e PD, që duhen shembur për t’i hapur rrugë reformimit
29 Mars, 17:58
-
Pse nallanet janë këpucët perfekte për pranverën 2023
29 Mars, 17:53
-
Haaland nën hetim nga policia angleze për shkeljen e bërë pranë stadiumit të Mancester City-t
29 Mars, 17:42
-
Samiti për demokraci, Osmani thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën: Njihni shtetësinë tonë! Do fitoni aleat të përkushtuar, jo vetëm një vend mik
29 Mars, 17:20
-
FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita. Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori
29 Mars, 17:14
-
Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës
29 Mars, 17:05
-
Këto shenja të horoskopit do të pendohen shumë për diçka sot
29 Mars, 17:04
-
Debutim i hidhur me Spanjën, mbrojtësi: Na mundën se bari ishte i gjatë
29 Mars, 17:02
-
Qeveria gjermane miraton projektligjin për migracionin
29 Mars, 17:01