ROMË - Me mijëra persona manifestuan sot në rrugët e Romës për të kritikuar projektreformën e tregut të punës nga Matteo Renzi dhe i kujtojnë shefit të qeverisë së fillimisht duhet të konsultohet me sindikatat.
Sipas organizatorëve, manifestimi i kërkuar nga CGIL-ja, sindikata kryesore në vend, ka mobilizuar një milionë persona. Ndërsa forcat e rendit nuk kanë dhënë asnjë informacion.
Për të inkurajuar luftën kundër papunësisë, qeveria Renzi parashikon të lehtësojë pushimet nga puna dhe zvogëlimin e të drejtave dhe mbrojtjes së të punësuarve në vitet e tyre të para të kontratës.
Projektligji i kësaj reforme kryesore për qeverinë, i quajtur ndryshe "Jobs Act", u miratua më 9 tetor nga Senati dhe duhet të marrë miratimin e Dhomës së Deputetëve.
Në krye të manifestuesve që bllokuan kryeqytetin në mëngjes, me mijëra të rinj të ardhur nga të gjitha vendet mbanin flamurin e kuq të sindikatës CGIL, dhe këndonin himnin kombëtar.
Papunësia e të rinjve aktualisht është 44 për qind në Itali dhe shumica e punonjësve të rinj mbeten të pasigurt./ATSH/