KAZERTA - Vjedhin dasmorët duke u marrë bizhuteritë dhe paratë, një shumë që shkonte deri në 20 mijë euro. Por autorët e kësaj ngjarjeje janë vënë në pranga nga policia, në një operacion blic.
Bëhet fjalë për tre shqiptarë dhe tre italianë, një grup që vepronte në zonën e Kazertas në Itali. Ata akuzohen për gjashtë grabitje. E fundit është kjo e vjedhjes së dasmorëve të cilët kishin dalë nga një restorant ku kishin qenë të ftuar.
Gjithashtu ata ishin të njohur edhe për vjedhjen e mjeteve të bujqësisë. Siç shkruan “Il Matino”, të gjashtë të arrestuarit akuzohen se, sulmet i bënin me armë, pistoleta dhe pushkë. Ata shkonin në fermat bujqësore dhe pasi kërcënonin punonjësit merrnin mjetet bujqësore kryesisht ato të prodhimeve të fundit.
Pas disa ditësh ata kërkonin shpërblime nga pronarët e mjeteve me qëllim që t’ua kthenin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com