ROMË- Përmbyllen konsultimet për qeverinë e re italiane në pallatin presidencial. Presidenti Giorgio Napolitano, me shumë gjasa do t’i besojë detyrën e kryeministrit Matteo Renzi-t, të dielën ose të hënën.
Ndërkohë, nuk do të kalojë pa u kontestuar ardhja në krye të qeverisë e kryetarit të bashkisë së Firences. Partitë si LEGA dhe Lëvizja 5 Yjet e Peppe Grillo-s nuk do të jenë pjesë e bisedimeve.
Ndërsa pasditen e 15 shkurtit ishte radha e Forza Italia-s, e drejtuar nga Silvio Berlusconi, i cili është shprehur për mediat: "Do të bëjmë opozitë të përgjegjshme, do të vlerësojmë përbërjen e qeverisë”.
Redaksia online
(ms/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com