Një 29-vjeçar është arrestuar në Vallecrosia, Imperia të Italisë pasi iu gjet kokainë. Ndaj tij, gjykata ka caktuar arrest në burg.
I riu u ndalua nga karabinierët e për një kontroll, gjatë një monitorimi rutinë të territorit. Gjatë kontrollit iu gjetën dy pako me kokainë, të mbyllura hermetikisht. Dy të tjera u gjetën të fshehura brenda automjetit.
29-vjeçari kishte precedent penal, ndërsa edhe më herët kishte shfaqur sjellje të çuditshme./La Stampa










Komente
Komento