ITALI- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me takimet në Itali. Së bashku me homologun e tij italian, Sergio Mattarella, Meta ka vizituar komunitetin e shqiptarëve në Kalabri.
Në fjalën e tij, gjatë takimit, presidenti Meta vlerësoi kontributin e arbëreshëve sa i përket ruajtjes së traditave dhe zakoneve, edhe pse një vend të huaj.
Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti arbëresh ruan me fanatizëm gjuhën, zakonet dhe veshjet. Ata u pagëzuan nga Garibaldi si luanët e betejave, ndërsa poetët arbëresh edhe Garibaldin e quanin Skënderbe. Patriotët kanë dhënë një kontribut të paçmuar për kombin dhe përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriotit. Arbëreshët e morën në zemër figurën e tij dhe e rikthyen gjatë periudhës së Rinlindjes Shqiptare.
Ilir Meta, president
Një falenderim Italisë për mikpritjen për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre. Shembja e diktatutës shënoi një tjetër eksod. Shteti dhe populli italian hapi sërish dyert si 5 shekuj më parë. Italia ka qënë pranë nesh në të gjitha momentet kyçe të vendit tonë, është partner strategjik i Shqipërisë. Por dhe ne nuk e fshehim kënaqësinë 25 mijë qytetarë italinë që kanë zgjedhur të punojnë, studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri.
Ilir Meta, president
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe homologu italian Mattarella
vijon...