Ministrja italiane e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta njoftoi sot se Italia nuk do të blejë asnjë F35 tjetër, avionë luftarakë që do të pajisin Marinën italiane, ndërsa vendi ka bërë porosi për 90 avionë.
“Ne nuk do të blejmë asnjë F35 tjetër dhe jemi duke studiuar të gjitha mundësitë për të kuptuar nëse interesi ynë, në planin ekonomik është për zvogëlimin apo mbajtjen e programit, nëse do të vendoset për zvogëlimin e programit do të ketë penalitete të mëdha për këtë vendim”, deklaroi Trenta gjatë një interviste në televizion.
Marina italiane priti në muajin janar avionin e parë luftarak me shkëputje vertikale F-35, nga 90 që ka porositur tek kompania amerikane ”Lockheed Martin” për të zëvendësuar flotën e saj aktuale, e përbërë nga avionë gjuajtës Panavia Tornado, AMX dhe AV-8B Harrie