SARAJEVË, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - Ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini do të fillojë këtë javë një tur vizitash zyrtare në Ballkan, ku fillimisht do të shkojë në Bosnje-Hercegovinë, të enjten, dhe më pas në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi. Në Sarajevë, ministrja Mogherini, në prani të ambasadorit italian, Ruggero Corrias, do të takohet me presidencën trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës dhe ministrin e Jashtëm Zlatko Lagumxhija. Integrimi i ardhshëm i vendit në NATO dhe objektivat e presidencës gjashtëmujore italiane të BE-së do të jetë në qendër të bisedimeve. Në fund të vizitës në Bosnje-Hercegovinë, ministrja Mogherini do të vizitojë koleksionin e artit bashkëkohor "Ars Aevi", që është rihapur kohët e fundit pas nxitjes nga Italia dhe për të cilën arkitekti italian me famë botërore, Renzo Piano ka ideuar projektimin e këtij muzeu./ /l.q/ a.jor.