Itali, molla tradhëton hajdutin
shqiptar, vidhte banesa

Itali, molla tradhëton hajdutin<br />shqiptar, vidhte banesa
VENECIA - Molla, frut i ndaluar është në të gjitha kohërat. Tani është edhe një instrument për të kapur një hajdut në shtëpi.

Gjatë një vjedhjeje në një banesë në zonën Veneciane, një shqiptar 28 vjeç, i dënuar disa herë, nuk ka rezistuar pa ngrënë një mollë  dhe pikërisht të dhënat e ADN-së, të gjetura tek testi që iu bë frutit, kanë ndihmuar policët, që të gjejnë autorin, duke e denoncuar atë në gjendje të lirë.
 
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, hajduti ishte një i pastrehë në Itali dhe në marsin e 2011 pati kryer dy vjedhje në banesë në qytetin e Vigonovo (Venecia), gjatë të cilave pati vjedhur bizhuteri prej ari në vlerën 800 euro.
 
Policët patën gjetur në vendngjarje mbetjet e mollës së ngrënë nga autori i vjedhjeve dhe pikërisht nga këto bënë analizat e ADN-së dhe pasi zbuluan autorin, ai tani do të gjykohet në gjendje të lirë për vjedhje të vazhdueshme në banesë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës