Policia italiane ka vënë në pranga një natë më parë, 26-vjeçarin Klisman Haskasa, në provincën e Pisas në Toskanë, i shpallur në kërkim si pjesë e një bande shqiptare që vidhte makineta elektronike në kazino dhe shtëpi në veri të Italisë.

Haskasa ishte i vetmi i shpallur në kërkim pasi, më 16 shkurt 2015 karabinierët e Ferraras vunë në pranga 5 shqiptarë të tjerë, të njohur për vjedhjet e tyre nëpër kazino.

26-vjeçari gjatë disa kontrolleve kishte tentuar të fshihte identitetin e tij duke përdorur dokumente false, por u zbulua dhe u vu në pranga nga karabinierët.

klisman haskasa

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)