Policia e Cremonas në aksionin e koduar “Night terror”, ka bërë të mundur goditjen e gurpit kriminal, që prej kohësh terrorizonte banorët e zonës duke kryer vjedhje të shumta.
Sipas medieve italiane hetimi ka nisur në shtator 2016 dhe në mars 2017 hetuesit kanë arritur të krijojnë skemën e lëvizjes së bandës, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tyre.
Kapobanda ishte një shtetas shqiptar 43-vjeç, rezident në Bergamo. Hetuesit kanë arritur të gjurmonin të gjitha goditjet në sajë të gjobave dhe faturave të kalimit të makinave në autostrada. Makinat e vjedhura me të cilat vepronte organizata kriminale, kanë arritur të gjurmohen nga hetuesit.
6 shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 27 në 43 vjeç, të gjithë rezidentë në zonën jugore të Milanos.
Grabitësit kishin vjedhur e grabitur banesa në dhjetë provinca: Milano, Bergamo, Brescia, Cremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bologna dhe Forli.
Hetuesit ndërtuan hartën e veprimtarisë së grupit kriminale, të cilët qartësuan se banda vepronte në zona të ndryshme, duke përshkuar deri në 400 kilometra nga jugu i Milanos.
Policia arriti t’u sekuestrojë 6 grabitësve edhe sende të vjedhura, me vlerë rreth 500 mijë euro, të cilat u janë kthyer më pas pronarëve të ligjshëm.


Er.K/Shqiptarja.com











