ROME - Ashtu siç pritej, presidenti i Italisë, Xhorxho Napolitano ka thirrur në takim nesër në orën 10 e 30 sekretarin e Partisë Demokratike Mateo Renzi. Lajmi raportohet nga mediat italiane që citojnë një deklaratë të lëshuar nga vetë presidenca.
 
Në këtë takim, kreu I shtetit do të ngarkojë Renzin me krijimin e qeverisë së re. tashmë Renzi është nisur drejt Romës dhe gjatë mbrëmjes pritet të ketë një takim me Anxhelino Alfanon, liderin e Qendrës së Djathë të Re.
 
Vetë Alfano i sygjeroi sot Renzit të ketë kujdes nga e majta. Sipas tij, nuk mund të imagjinohej një qeverisje në koalicion me partitë e majta. Alfano i cili është njëkohësisht dhe Ministër i Brendshëm dhe kryetari i partisë Qëndra e Djathtë e Re, tha se nëse Renzi do të krijonte një koalicion me partitë e majta, atëhere partia e tij nuk do të pranonte të merrte pjesë në qeveri.
 
Zv.kryeministrit të Italisë gjithashtu kritikoi vendimin për të emëruar kryeministrin e ri brenda 48 orësh, afat ky i cili sipas Alfanos nuk jep kohën e nevojshme për krijimin e një programi serioz.
 
Pasi të marrë detyrën, Renzi duhet të kthehet sërish në Firence, dhe të martën pritet që të nisë konsultimet. Të premten dhe të shtunën pritet që kryeministri i mandatuar të kërkojë votëbesimin e dy dhomave të parlamentit Italian.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)