ROME - Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) ishte në Romë ku kremtoi festën e Pavarsisë dhe 70-vjetorin e Çlirimit me një ekspozitë fotografike titulluar “Shqipëria nga qielli dhe thellësitë blu”. Në bashkpunim me ambasadën shqiptare u bë e mundur prezantimi i vendit tonë ne Roma Verso Expo.
Imazhet unike bënë të mundur që Italia të zbulojë, Shqipërinë e ngjyrave. Në hapësirën e Palazzo Vittoriano, pranë Piazza Venezias, i ndërtuar në vitet 1885-1888, ekspozita pati një interesim të madh dhe u vizitua nga shume qytetarë të Romës dhe jo vetëm.
E pranishme në çeljen e kësaj ekspozite ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Julinda Dhame, e cila në fjalën e saj përshëndetëse falenderoj të gjithë të pranishmit dhe bëri një prezantim të resurseve dhe potencialeve turistike që Shqipëria ofron për turistët e huaj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 9 Dhjetor 2014. Me këtë rast AKT po i shërben vizitorëve të pavionit shqiptar edhe me materiale promocionale , duke bërë të bërë të mundur një informacion shtesë për secilin nga destinacionet turistike të Shqipërisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com