Itali, ndahet nga jeta në moshën
73-vjeçare aktorja Laura Antonelli

Itali, ndahet nga jeta në moshën<br />73-vjeçare aktorja Laura Antonelli
ITALI - Aktorja italiane, Laura Antonelli, e njohur për rolin e saj në “Malicia” dhe ish-bashkëjetuesja e aktorit francez, Jean-Paul Belmondo u gjet sot e vdekur në banesën e saj në Ladispoli, jo shumë larg Romës, njoftoi media.

Shkaqet e vdekjes së Laura Antonellit, 73 vjeçe, ende nuk dihen.

Laura Antonelli lindi më 28 nëntor 1941 në qytetin Pula, në Kroaci, që quhej në atë kohë Pola dhe bënte pjesë në Itali.

Aktorja ishte kryesisht e njohur për rolet e saj në komeditë erotike italiane të xhiruara në fund të viteve 60 dhe në vitet 70 si ”Revolucioni seksual”, xhiruar në vitin 1968 apo “Malicia”, xhiruar në vitin 1973.

Ajo punoi me emra të mëdhenj të kinemasë italiane si Luchino Visconti, Dino Risi, Ettore Scola dhe Luigi Comencini.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji