Padova- Një ndjekje si në filma që rrezikoi jo vetëm jetën e karabinierëve në operacion, por edhe të vetë autorit të krimit, një 38-vjeçari shqiptar, që pas kontrollit rezultoi edhe i droguar në timon.
Ngjarja ka ndodhur në Padova, teksa ndjekja u krye përgjatë “Via Vigonovese”. I dyshuari s’iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar dhe u arratis. Patrulla e ndoqi nga pas derisa ai humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një parmak në “Via Serenissima”, në Noventa Padovana.
Pas ngjarjes, karabinierët arrestuan personin, tashmë të njohur për policinë, për rezistencë ndaj një zyrtari publik. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se makina nuk kishte sigurim dhe se drejtuesi ishte nën ndikimin e drogës. Ai kishte edhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor italian, raporton media.
Automjeti u sekuestrua dhe shqiptari u arrestua, kurse mëngjesin e sotëm (24 Janar), Gjykata vendosi ndjekjen e tij në gjendje të lirë.
Pellazget e mire, kurse afganet qenkan te keqinj
Përgjigju