Itali, në pranga Lulzim Zenuni
i 6-ti i bandës së prostitucionit

Itali, në pranga Lulzim Zenuni<br />i 6-ti i bandës së prostitucionit
MILANO - Shfrytëzontë si prostitutë një vajzë, duke e mbajtur nën presionin e kërcënimeve. Këto janë akuzat e ngritura ndaj Lulzim Zenunit, 37 vjeç, një emigrant shqiptar i arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Malpensas, ditën e dielë, (22 shtator 2013).
 
I arrestuarti, sipas hetimeve, bënte pjesë edhe në një bandë me vendndodhje në Xhenova, që merrej me shfrytëzimin për prostitucion të vajzave që i merrnin nga Europa Lindore. Vënia në pranga e tij është bërë në kuadër të operacionit “Sinergy” nga efektivët e policisë së Xhenovas, i bërë në 7 gusht, kur kishin ekzekutuar 5 fletë arreste.
 
Policia ishte në gjurmët e shqiptarit, që prej më shumë se një muajit dhe e ka pritur kur ka mbërritur në Itali, me avionin e linjës Tiranë-Milano.
 
OPERACIONI “SINERGY”, PRANGA 5 SHQIPTARËVE
Në lagjen Sampierdarena të qytetit të Gjenovës në Itali janë arrestuar nga policia italiane në datën 7 gusht 2013, pesë shqiptarë të akuzuar për prostitucion. Ata shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare dhe rumune. Operacioni filloi pas denoncimit të guximshëm të dy prostitutave, e më pas policia nisi monitorimin e tyre.

Ata janë: Rigers Lula (30 vjeç), Arbër Mançellari (30 vjeç), Bukurosh Çela (30 vjeç), Ilir Rinxhi (36 vjeç), Arjan Zenuni (34 vjeç).
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania