ALESSANDRIA - Një bandë shqiptarësh, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, grabitje dhe vjedhje është shkatërruar nga policia e Alessandrias në Itali në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të policisë.
Operacioni i koduar “Santi” është bërë dy ditë më parë (27/09/2013) dhe në pranga janë vënë 5 shqiptarë ndërsa, 6 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe mësohet se ndodhen në Shqipëri.
Të arrestuarit janë, Santiliano Resulaj, 23 vjeç, Dashnor Resulaj, 25 vjeç, Nikolin Prenga, 25 vjeç, Idriz Hoxhaj, 30 vjeç dhe Seljo Gjikaj, 23 vjeç.
Hetimet kishin nisur pas një vjedhjeje të kryer në një banesë ku ishin vjedhur 13 piktura të viteve 1800, shkruan La Stampa. Përveç 10 shqiptarëve janë edhe 16 persona të tjerë të cilët janë duke u hetuar në gjendje të lirë. Banda kryente vjedhje nëpër banesa të ndryshme. Mes vjedhjeve të kryera, policia deri më tani ka dokumentuar dhjetë prej tyre.
Sendet e vjedhura mësohet se shiteshin jashtë Italisë dhe mes tyre janë edhe pikturat viteve 1800. Pasuria e mbledhur nga shitja e tyre i kalon të 1 milionë eurove.
Paratë e fituar mësohet se investoheshin për të blerë lëndë narkotike në Shqipëri me qëllim shitjen e saj në Alessandria. Policia ka sekuestruar rreth 80 kilogramë lëndë narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com