SIENA - Prej dhjetë vitesh në kërkim, arrestohet pas lajmërimit nga një qytetar. Një shqiptar me 15 emra, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga karabinierët e Sienës, pasi banori i një pallati i ka lajmëruar se, në një prej apartamenteve ishin duke u zhvilluar gjëra të dyshimta.

Pas marrjes së informacioneve, policia e Sienës e drejtuar nga Koloneli Marko Grandini, ka organizuar aksionin dhe në pranga ka rënë një shqiptar 35-vjeçar i kërkuar nga prokuroria e Romës dhe Trevisos bashkë me një shoqen e saj moldave, 32-vjeçare.

Siç shkruan media italiane, ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste pasi ishte i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni dhe për shitje lëndësh narkotike. “Kur kemi ndërhyrë - thotë koloneli Marko Gradini – kemi gjetur sasi të ndryshme lëndësh narkotike marijuanë që nëse do të shitjes, do të ofronte sasi të mjaftueshme parash për të siguruar largimin e tij”.

Në brendësi të banesës është gjetur 3.5 kilogramë lëndë narkotike marijuanë me një vlerë prej 6 mijë eurosh si dhe materiale për ndarjen e saj në doza.

Qyteti i Sienës është i qetë ka thënë, koloneli i policisë, i cili ka shtuar se, janë çdo ditë në punë për të ndaluar shitjen e lëndëve narkotike.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)