Itali/ Nëna shqiptare detyronte me rrahje të birin 14-vjeçar që të shiste kokainë në parkun e lojërave, arrestohet bashkë me vëllanë dhe partnerin italian

Itali/ Nëna shqiptare detyronte me rrahje të birin 14-vjeçar që të shiste kokainë në parkun e lojërave, arrestohet bashkë me vëllanë dhe partnerin italian

Fëmijë duke shpërndarë drogë në parkun e Mantovës

Mantova- Një shqiptare është arrestuar bashkë me vëllanë e saj dhe partnerin italian, teksa akuzohet se ka detyruar nëpërmjet dhunës fizike e kërcënimeve edhe djalin 14-vjeçar, që të ushtronte aktivitetin e shpërndarjes së kokainës dhe drogave të tjera sintetike, pasi ishte i mitur dhe ligji mund ta favorizonte nëse kapej.

Karabinierët në Mantova njoftuan se kanë goditur një organizatë të trafikut të drogave të forta, aksion i nisur prej muajit prill të këtij viti. Tre persona u arrestuan në kontrollet e fundit në qytet, mes tyre edhe një 45-vjeçar italian, gruaja shqiptare e dyshuar dhe vëllai i saj 27-vjeçar.

“Agjentët mbajtën nën mbikëqyrje parkun ku dyshohej se shitej drogë, në një shesh lojërash në Borgo Vigilio. Të arrestuarit janë një 27-vjeçar, motra e tij 30-vjeçare - nëna e të miturit të detyruar të bëhej kriminel, si dhe një 45-vjeçar që kishte lidhje me shqiptaren”, shkruan “Ilgiorno”.

"Hetimet nga njësia hetimore e Karabinierëve - të koordinuara nga komandanti Marco Faiella - filluan prillin e kaluar. Sipas hetimeve, 30-vjeçarja, në shoqërinë e dy fëmijëve të saj të vegjël, u ndalua në sheshin e lojërave Borgo Virgilio në zotërim të një pistoletë me numër serial të gërvishtur, municionin përkatës, si dhe një gram kokainë, gjysma e së cilës e ndarë në doza dhe 50 gramë hashash", shton më tej media në fjalë.

Hetimet e mëvonshme, të cilat filluan menjëherë, zbuluan aktivitetin e trafikut të drogës të të dyshuarve midis bashkive Bagnolo San Vito dhe Borgo Virgili. Të tre dyshohen se me kërcënime dhe dhunë kanë shtyrë edhe djalin nën moshën 14 vjeç që të merret me kokainë, hashash dhe krak për ta dhe të mbledhë të ardhurat.

Aktualisht 14-vjeçari i është besuar disa familjarëve, të cilët i ofruan garancitë e nevojshme për t'i dhënë mbrojtje dhe dashuri. Ndërsa nëna – e cila do të duhet të përgjigjet edhe për krimin e abuzimit të fëmijëve – përfundoi në burg në Mantova, së bashku me vëllanë dhe partnerin.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë