ROMË, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua sot në Romë për tre orë me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, pasi kishte hedhur poshtë çdo ultimatum palestinez para Kombeve të Bashkuara.
"Ne nuk do të pranojmë përpjekjet që parashikojnë të na vendosin masa të njëanshme në një afat të pacaktuar, ndërkohë që islamizmi radikal po përhapet në mbarë botën", deklaroi kryeministri izraelit, para se të nisej drejt kryeqytetit italian.
Palestinezët njoftuan dje në mbrëmje qëllimin e tyre për të depozituar që prej të mërkurës, nëpërmjet Jordanisë, një projektrezolutë para Kombeve të Bashkuara duke kërkuar fundin e pushtimit izraelit në një afat kohor prej dy vjetësh./
/ec/ a.jor.