Agrikultura, për këtë komunitet të madh multietnik që përbëhet kryesisht nga rumunë (6024), shqiptarë (3514), marokenë (1366), polakë (778), indianë (462) dhe tunizianë (457), bullgarë (375) e sllovakë (29) ka qenë dhe është sot një instrument integrimi shumë i rëndësishëm.
Këto janë të dhënat e “Dossier Caritas e Migrantes”, sipas të cilit punëtorët e huaj (rreth 3000 sipërmarrës agrikulturë të huaj) janë vendimtarë për shumë punë "stinore" si kultura e ullirit, frutave dhe zooteknikës.
Puna e të huajve përfaqëson rreth 23,06% të totalit të ditëve të punës të deklaruara nga aziendat ndërsa punëtorët jo italianë të impenjuar në agrikulturë janë mesatarisht 36 vjeç dhe 70% e tyre meshkuj.
"Punëtorët e huaj, janë të moshës 15 - 20 vjeç - thotë Tulio Marcelli, Presidenti i Coldiretti Toscana – garantojnë një dorë pune të mirë dhe më kostancë. Kjo lejon vazhdimin e punës së shumë firmave atje. Kanë kontribuar në rritjen dhe evolimin e agrikulturës duke aktivizuar kështu rrugën e integrimit të natyrshëm. Sot ky skenar po ndryshon shpejt: ka gjithnjë e më shumë italianë, që e shohin fshatin me sy e veshë të tjerë dhe janë gati të fillojnë të punojnë".
Italianë dhe të huaj kanë gjetur një gjuhë pa paragjykime në punën e fshatit dhe në ciklet e stinëve. Montekarlo, është një shembull i këtij integrimi. Këtu ndodhet një koloni e vogël që flet një gjuhë tjetër. Nëpër kompanitë që prodhojnë verë dhe vaj ulliri ndodhen më dhjetëra punëtorë shqiptarë.
Mes tyre dhe Bledar Bullari, histori e të cilit është një histori integrimi, pune dhe ndershmërie. Erdhi në Itali me një punë stinore dhe arriti të fitojë besimin e një kompanie të rëndësishme në agrikulturë.
I ardhur si punëtor - emigrant, 15 vite më pas ndodhet në krye të kantinës së fermës. Me të punojnë gruaja dhe familja se bashku me punëtorë të tjerë. Tetë prej tyre janë me kohë të plotë. "Jam nisur nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje. Integrimi u bë falë vullnetit tim dhe durimit të titullarëve. Punoj çdo ditë qe të mos pendohem për këtë. Kjo fermë është pak dhe e imja".
Bledari u nis më një pune të thjeshtë dhe arriti në krye të kompanisë, aq sa familja Rossi, pronare e kantinës, i la çelësat e saj në dorë: “Nuk dija asgjë - kujton - në Shqipëri kultura e verës nuk ekzistonte. Vera jonë kombëtare është rakia. Jam krenar dhe mirënjohës ndaj familjes, që më dha një zanat dhe më lejoi të kem dhe familjen time këtu".
Shembulli i tij është për të gjithë punëtorët e tjerë në kodrat e Montecarlos dhe për të gjithë 20 mijë punëtorët e Toscanas.
"Kur shoh në TV pamje nga emigrantët që arratisen nga vendi i tyre, shoh pak dhe veten time - përfundon Bledari - por e imja ka një fund të mirë. Ata arratisen për të gjetur një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet. Italia ka treguar përherë humanizëm të madh dhe solidaritet: dhe kësaj herë do të jetë e tillë". /Marrë nga Quinewslucca.it/hermesnews.al/
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)