LEKO/ ITALI - Zbardhen detaje të reja të tragjedisë së ndodhur të dielën në Itali, ku Edlira Dobrushi vrau me thikë 3 vajzat e saj, Simonën, 14 vjeç, Kesin, 10 vjeç dhe Sindin, 3 vjeç.
Një telefonatë e bërë rreth orës 02:40 minuta, të së dielës kishte përcjellë në sallën operative të policisë në Leko (Lecco) të bërtitura dhe zëra të ndryshëm: "Nuk përgjigjej njeri dhe pas disa sekondash telefonata ishte ndërprerë."- shkruajnë mediat italiane. Corriere della Sera shkruan se telefonatën mund ta kishte bërë njëra prej vajzave të mitura për të kërkuar ndihmë por nuk dihet ende se cila ka qenë.
Historia tragjike e familjes shqiptare, është trajtuar gjerësisht në mediat e vendit fqinj të cilat përpiqen të zbardhin detajet dhe motivet që mund të kenë çuar të ëmën në këtë krim të tmerrshëm.
Aktualisht 37-vjeçarja ndodhet në spital në gjëndje të tronditur psikologjike por dhe me plagë. Gruaja ka tentuar të vetëvritet pasi ka kryer krimin. Ndërkohë i ati i 3 vajzave Bashkim Dobrushi është kthyer në Leko dhe gjatë ditës së sotme policia pritet ta marrë në pyetje. Ndërkohë në facebook zbulohen dhe postimet e fundit të gruas. Më 3 mars, 6 ditë para vrasjes ajo shkruante se ato ishin forca që e çonte përpara. "Vajzat e mia janë forca ime"
CFARE NDODHI NE SHTEPINE E EDLIRES, NE ORET E PARA TE MENGJESIT TE 9 MARSIT
Ora 02: 40 Eshtë pikërisht koha kur mendohet se Edlira Dobrushi Çopa, ka qëlluar me thikë vajzat e saj të mitura.Një telefonatë kishte përcjellë në sallën operative të policisë në Leko (Lecco) të bërtitura dhe zëra të ndryshëm. Nuk përgjigjej njeri dhe pas disa sekondash telefonata ishte ndërprerë. Corriere della Sera shkruan se telefonatën mund ta kishte bërë njëra prej vajzave të mitura për të kërkuar ndihmë por nuk dihet ende se cila ka qenë. Pikërisht në ato çaste, një prej fqinjëve kishte dëgjuar të bërtiturat nga apartamenti i familjes Dobrushi dhe kishte dalë në ballkon. Por fqinji kishte vendosur që të mos të telefononte policinë. “Nuk ishte hera e parë që ndodhin të bërtitura dhe prandaj nuk mu duk e çuditshme”, është justifikuar ai.
Ora 06: 20. Eda del nga shtëpia dhe troket në portën e fqinjit. Ka një njollë gjaku dhe thotë” Më mjekoni, më pas ju shpjegoj”. I kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur dhe ku janë vajzat dhe ajo përgjigjet duke belbëzuar: Nuk janë më”
Ora 06: 27 Telefonata e një fqinji njofton në polici tragjedinë. Ai ishte njeri i parë që kishte parë Edlira Dobrushin të mbuluar me gjak dhe në gjendje të tronditur psikologjike. Forcat e policisë hyjnë brenda dhe gjejnë tre vajzat e mitura të shtrira në krevatin martesor. 37 vjeçarja pasi i ka vrarë me dy thika të ndryshme i ka shtrirë pranë njëra tjetrës në krevat.
Katër orë në dhomën e gjumit. 37- vjeçarja ka qëndruar 4 orë në dhomën e gjumit ku kishte vendosur dhe trupat e pajetë të vajzave dhe më pas ka trokitur në derën e fqinjit.
EDA SHKRUANTE NE FACEBOOK: VAJZAT JANE FORCA IME
I ka vrarë fëmijët e saj me thikë, por në Facebook kishte shkruar se, vajzat e saj ishin forca që e çonte përpara. "Vajzat e mia janë forca ime" dhe mbi të gjitha fotot e vajzave janë në profilin në Facebook të Edlirës.
Shënimi i saj ishte lënë një javë më parë në 3 mars. Ndërsa dje ajo qëlloi për vdekje me thikë 3 vajzat e saj, Simonën, 14 vjeç, Kesin, 10 vjeç dhe Sindin, 3 vjeç. Historia tragjike e familjes shqiptare, është trajtuar gjerësisht në mediat e vendit fqinj të cilat përpiqen të zbardhin detajet dhe motivet që mund të kenë çuar të ëmën në këtë krim të tmerrshëm. Ndërkohë i ati i 3 vajzave Bashkim Dobrushi është kthyer në Leko dhe gjatë ditës së sotme policia pritet ta marrë në pyetje.
EDLIRA NE FACEBOOK: NUK TE VRET THIKA POR DORA QE TE QELLON
Por duke parë atë që ka ndodhur një ditë më parë (e diele, 9 mars 2014), të bën përshtypje një tjetër frazë e shkruar në Facebook në datën 25 shkurt: “Kujtoni gjithmonë se nuk është thika ajo që të lëndon, por dora që të qëllon”.
Nuk kishte shumë kohë që Edlira apo Eda siç i thonin miqtë ishte në Facebook. Që nga muaji korrik dhe kishte hedhur ndonjë foto në profilin e saj, një foto me flokët bionde ose të disa punëve që ajo bënte me dorë, si çentro dhe qëndisma me grep. Por protagonistet e profilit të saj në Facebook janë tre vajzat.
Siç komenton në një prej fotove, në atë të së voglës Sindi ajo shkruan: “Engjëlli im mbrojtës”. Katër foto janë të vajzës së madhe, Simonës duke i komentuar: “Të kesh një vajzë të re është gjëja më e bukur dhe që na mban të jemi të rinj”.

(Në foto: Majtas, Edlira Dobrushi Çopa, nëna që vrau tre vajzat; djathtas vajzat e mitura Simona, Sindi dhe Kesi)
BURRI ISHTE NISUR PËR NË SHQIPËRI PËR TË NJOFTUAR PËR NDARJEN
I nisur për në Shqipëri për të njoftuar familjen për ndarjen nga grua – Bashkim Dobrushi, 45 vjeç nga fshati Malzi i Kukësit, një punëtor i metaleve që prej 15 vitesh jetonte në Itali dhe me shtetësi të dyfishtë është kthyer sërish në Leko.
Karabinierët e presin mëngjesin e sotëm për të dhënë dëshminë e tij. Babai i tre vajzave, kishte marrë 15 ditë leje që të shkonte në Kukës, ku dhe kishte lindur, që ti shpjegonte familjes për ndarjen nga bashkëshortja.
Njoftimin e kobshëm ia ka dhënë i vëllai edhe ai i cili jetonte në Leko, që kur kishin lënë familjen e origjinës. Ai jetonte jo shumë larg nga banesa e mbesave të tij, të cilat shkonte dhe i takonte shpesh.
BASHKIM DOBRUSHI KISHTE NJË TJETËR GRUA
Burri i Edlira Dobrushit, 37-vjeçares shqiptare që vrau tre vajzat e saj, thuhej se prej disa kohësh kishte lidhje me një tjetër grua. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga karabinierët. Duket se edhe mikja e re e 45-vjeçarit Dobrushi ishte nisur bashkë me të për në Shqipëri. Sipas policisë, ky është një element tjetër që ka sjellë edhe tragjedinë.
Sipas gazetës Republica gruaja dhe vajzate saj jetonin në një shtëpi prej 60 metrash katrotë, pasi kishte firmosur divorcin me burrin e saj, Bashkim Dobrushi gjatë muajit shkurt. Bashkimi u dërgonte 1100 euro në muaj, 400 për qeranë e shtëpisë dhe 700 për shpenzimet mujore. Ditën e tragjedisë ai ishte duke udhëtuar me të dashurën e re 25 vjeçare drejt Shqipërisë, për në shtëpinë e tij në Kukës, ku do t’i shpjegonte familjes së tij arsyet e divorcit dhe të prezantonte të dashurën e re. Mediat italiane tregojnë se Edlira ka vrarë në gjum dy gocat më të vogla, ndërkohë që më e madhja, 14 vjeçarja Simona është munduar të mbrohet nga e ëma. Trupat e tyre u gjetën në krevatin bashkëshortor të çiftit tashmë të divorcuar që prej muajit shkurt. Vetë gruaja pranoi vrasjen duke thënë se i shpëtoi vajzat nga një e ardhme e mjerueshme.
FQINJA: NUK MUNDEM TA KUPTOJ, I SHOQËROJA VAJZAT NË SHKOLLË
“Jam e tronditur, nuk arrij ta kuptoj ta imagjinoj këtë që ka ndodhur. I njihja shumë mirë, Simonën, Kesin pasi i shoqëroja çdo ditë për në shkollë”, tregon një nga fqinjët e familjes e cila ndodhej nën shok.
“Jetonin prej 4-5 vitesh këtu dhe nuk kanë krijuar asnjëherë probleme. Një familje shumë normale, nëse nuk do të ishte ajo ndarje mes dy bashkëshortëve, një gjë që ama u ndodh të gjithëve”, shton në fjalën e saj, fqinja e familjes Dobrushi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO