Itali- Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në shenjë hakmarrjeje për ndarjen, teksa pre e zemërimit të tij ranë edhe karabinierët gjatë aksionit, që gjithashtu ‘hëngrën’ grushte dhe shkelma, derisa i vunë prangat.
Gjithçka nisi kur vajza e re shkoi në shtëpinë e ish-partnerit të saj në Lucca, për të kthyer disa sende pas përfundimit të lidhjes së tyre.
Në këtë kontekst, i riu e goditi me shuplakë dhe e kërcënoi, veprim i ndërprerë pjesërisht nga kushëriri i këtij të fundit, i cili ndërhyri mes të dyve, duke i dhënë mundësinë gruas që të arratisej dhe të strehohej në makinë.
Por ai e ndoqi nga pas dhe filloi të godiste xhamin e pasmë me sende prej çeliku. Në të njëjtën kohë vajza kishte thirrur për ndihmë nëpërmjet 112.
Edhe Patrullat e Policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, u përballën me zemërimin e shqiptarit, i cili i goditi me shkelma dhe grushte, informon media italiane.
Efektivët, pas një sherri të shkurtër, kanë arritur të zgjidhin situatën, duke e arrestuar agresorin. Pas daljes në gjykatë për masë vlerësimi, pavarësisht aktit të rëndë të agresionit, shqiptari është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
43.5%
-
Negativ
42.4%
-
Jam i/e dyzuar
14.1%
Vota total: 3291
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani dënohet me gjashtë muaj burg dhe 2 mijë euro gjobë
14 Shkurt, 16:00
-
Elbasan/ Kanosi me armë të riun një vit më parë, kapet në arrati 20-vjeçari i dyshuar (VIDEO)
14 Shkurt, 15:53
-
Itali/ Udhëtonin me 100 mijë euro kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët me precedentë! Nervozizmi para karabinierëve i tradhtoi
14 Shkurt, 15:38
-
Itali/ Drejtimi i kamionit në gjendje të dehur zbulon mallrat e vjedhura, 45-vjeçari shqiptar dënohet me 2,5 vite burg dhe gjobë
14 Shkurt, 15:21
-
Durrës/ Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë! Në kërkim edhe pronarët e 2 lokaleve
14 Shkurt, 14:30
-
Papa Françesku shtrohet në spital, po trajtohet për bronkit
14 Shkurt, 11:40
-
Greqi/ ‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg me formë të prerë! Vjedhja zbërtheu krimet
14 Shkurt, 10:00
-
Dibër/ I kërkuar për kultivim droge nga Shkodra, 25-vjeçari kapet duke kaluar ilegalisht kufirin! Gjykata i kishte vendosur masën ‘arrest me burg’
14 Shkurt, 09:05
-
Itali/ Po trafikonin 30 kg kokainë në kantierin detar, në pranga 32-vjeçari shqiptar dhe italiani
14 Shkurt, 08:40
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë
13 Shkurt, 15:45
-
Nata e dytë e Sanremos plot emocione, shpallen 5 finalistë
13 Shkurt, 11:46
-
Venecia/ Trafik droge në linjën Itali-Spanjë-Gjermani, çmontohet organizata italo-shqiptare me 14 anëtarë! Klientët që s’paguanin borxhin i lyenin me alkool dhe i kërcënonin me zjarrvënie
13 Shkurt, 08:24