50 persona janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni të gjerë të ndërmarrë nga Antimafia Italiane e Venezias të koduar “At last”, ndërsa 11 të tjerë janë vënë nën urdhrin e detyrim paraqitje.
Ky aksion policor i vënë në zbatim nga Guardia di Financa dhe Policia italiane ka cuar në sekuestrimin e disa pronave private me vlerë deri në 10 milionë euro, ndërsa arrestimet janë kryer kundër mafias së Camorras. Sipas mediave italiane klani mafioz napoletan vepronte edhe në provincat e Venezias, Caserta dhe Casal del principe, zona ku janë kryer edhe arrestimet.
Në operacion kanë marrë pjesë rreth 300 trupa policorë të drejtuar nga grupi operativ i Venecias.