Itali, pas grindjes me nusen
vdes e karbonizuar shqiptarja

Itali, pas grindjes me nusen<br />vdes e karbonizuar shqiptarja
ORZINUOVI (ITALI - Tragjedi brenda katër mureve të shtëpisë së një familjeje shqiptare në Itali, që si shkak ka pasur grindjet e shumta mes nuses dhe vjehrrës. Të detyruara të jetonin bashkë në të njëjtin apartament në periferi të Orzinuovit, ato raportet prej kohësh i kishin shumë të këqija.

Të premten në mëngjes (sot), debati i ashpër dhe i dhunshëm u kthye në tragjedi. 71-vjeçarja shqiptare, Nurje Prezja vdiq e karbonizuar, e mbyllur me çelës në ballkonin e shtëpisë ku jetonte me të birin, nusen dhe dy mbesat.
 
Çfarë e vrau vjehrrën, sipas një rindërtimi të ngjarjes nga policia, kanë qenë flakët që kanë përshkuar trupin e saj para orës 11. Flakë ndoshta të vëna nga vetë dora e saj.
 
Ai që vuri alarmin ishte një fqinj. Dhe kur zjarrfikëset mbërritën kanë zbuluar trupin e djegur të gruas, ndërsa kanë nisur hetimet e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. U mësua se raportet e tyre ishin të këqija dhe rrallëherë ato pajtoheshin.
 
Të premten në mëngjes, kur djali i shtëpisë doli nga shtëpia, shpërtheu një sherr shumë i madh. Ajo që ndodhi mund të sqarohet vetëm në orët në vijim. 71-vjeçarja mund të ketë kërcënuar se do t’i vinte flakën shtëpisë me lëndë djegëse: kështu nusja e ka shtyrë jashtë për të mbrojtur fëmijët. Aty e moshuara e ka kthyer flakën kundër vetes. Ose ndoshta vjehrra ka gjetur në ballkon lëndën djegëse dhe ka vendosur të vrasë veten, pasi nusja e la jashtë duke mbyllur derën e ballkonit.
 
Versione të gjitha për t’u verifikuar. Për momentin nuk ka faktorë që të bëjnë të mendosh për një veprim të dhunshëm ndaj të moshuarës. Por kjo as është përjashtuar. Ekspertët kanë ekzaminuar veshjet, duart dhe makinën e nuses. Elementë që do shërbejnë për të përjashtuar njërën hipotezë apo tjetrën; vrasje apo vetëvrasje: në pritje është edhe autopsia që do të sjellë të tjera të dhëna.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izrealit ndaj Hezbollahut, reagon Netanyahu: Historia nuk ka përfunduar ende

Sulmi izrealit ndaj Hezbollahut, reagon Netanyahu: Historia nuk ka përfunduar ende