Itali, pas protestave kërkohet
një terminal i ri për gazjellësin
Zbatimi i projektit të gazësjellësit TAP po përballet me pakënaqësinë e banorëve në San Foca, të cilët kanë protestuar kundër kalimit të tubacionit në këtë zonë.
LEÇE- Zbatimi i projektit të gazësjellësit TAP po përballet me pakënaqësinë e banorëve në San Foca, të cilët kanë protestuar kundër kalimit të tubacionit në këtë zonë. San Foca ndodhet përgjatë Detit Adriatik, në komunën Melendugno, në rajonin e Pulias. Në lidhje me këtë çështje është zhvillua një debat publik në Leçe që përfshiu kryebashkiakë, ambienatlistë dhe operatorë turistikë të zonës në fjalë. Me sa duket rezultati i këtij debati solli një ndërgjegjësim të madh publik, i cili mund të bëjë që pika, ku tubacioni i gazjellësit TAP të lidhet me Italinë, të ndryshojë. Si do që të ndodhë, kjo pikë do të mbetet në rajonin e Pulias. Disa nga alterantivat mund të jenë zona e Otrantos, e cila është terminali i një tjetër tubacioni gazësjellës të autorizuar, ose zona e Brindizit. Ndërkaq duhet theksuar se edhe kjo komunë para disa kohësh ka shfaqur një qendrim kundra.
Vendimi
Komision puliez përgjegjës për vlerësimin e ndikimit në mjedis do të mbildhet në datë 14 janar të vitit të ardhshëm për të paraqitur përfundimet në lidhje me ndërtimin e terminalit të gazësjellësit në San Foca. Më pas përfundimet e nxjerra nga komisioni puljez, do të përcillet në Ministrinë italiane të Mjedisit. Vendimi për sa i përket ndërtimit në pjesën italine do të merret në pranverën e vitit 2014.
AlternativaGjatë debatit të një dite më parë, sekretari italian për Zhvillimin Ekonomik, Claudio De Vincenti, i cili u fishkëllye shpesh nga protestuesit, nënvizoi se gazsjellësi TAP është një projekt strategjik, i porositur nga Bashkimi Europian, në kuadër të politikave energjitike për të ulur përdorimin e thëngjillit. Ndërkaq, De Vincenti nuk është shprehur kundra ndryshimit të zonës, ku do të bëhet lidhja e tubacionit të gazësjellësit nga deti në tokë. Në lidhje me një alternativë të mundshme, sekretari italian për Zhvillimin Ekonomi, u shpreh se për momentin vlerësimet janë të parakohshme, duke qenë se ende po studiohet mundësia që zbatimi i projektit të gazsjellësit “TAP”, të kryehët në mënyrën më të mirë të mundshme.
TAPNë vitin 2014 do të fillojë ndërtimi i gazësjellësit TAP. Në datë 17 dhjetor në Baku, aksionerët e Konsorciumit Shah Deniz 2, kompania shtetërore azerbajxhanase “SOCAR”, kompania britanike “BP” dhe ajo franceze “Total”, firmosën marrëveshjen e fazës së dytë të projektit, e cila është zhvillimi i tij.
Shkrimi u publikua sot (29.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26