Itali- Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja” të SPAK, është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë nga policia italiane.
Ndaj tij kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit, teksa shtë njoftuar Interpol Tirana.
Arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Fran e Hajdar Çopja, krerëve të grupit kriminal në Elbasan dhe në vendet evropiane, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.
Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.
Kujtojmë se për këtë operacion nga i cili shumica e masave të sigurisë nuk u ekzekutuan dot, SPAK ka nisur hetime për dekonspirim, duke sekuestruar telefona si dhe marrë dëshmi të një sërë zyrtarëve policor, përfshirë agjentë të BKH-së e punonjës policie që ishin angazhuar për ekzekutimin e masave të sigurisë.
Grupi në fjalë, ku bënin pjesë vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga Prokuroria për një sërë atentatesh e vrasjesh, ndërsa ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.4%
-
Opozitës
76.1%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Italia shpall të paligjshme surrogacinë e kryer jashtë vendit! Gjoba dhe burg për ata që nuk e zbatojnë
17 Tetor, 17:02
-
Elbasan/ Mësuesi në hetim pasi kanosi një person duke e lyer me benzinë! Pretendon se i dëmtoi reputacionin si arsimtar
17 Tetor, 16:54
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu pas seancës gjyqësore: Qëndrimi i ekspertëve mbi përfitimet nga demontimi janë të pakuptimta
17 Tetor, 16:37
-
U dënua me 2 vite shërbim prove, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe kthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër
17 Tetor, 16:25
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 9 muaj burg! Dënimi i Fatos Lulos konvertohet në 80 orë punë në komunitet
17 Tetor, 15:16
-
E ngarkuara me punë e SHBA 1 orë takim me Dumanin: Vlerësojmë arritjet, SPAK ka nevojë për mbështetje
17 Tetor, 14:15
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet 41 vjeçari në Laç me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
17 Tetor, 08:56
-
Afera Partizani/ Kush është Flojera Davidhi, gjykatësja që do të vendosë për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit Malltezi
16 Tetor, 20:54
-
Konfirmohet, e famshmja ‘Giro d'Italia 2025' nis nga Tirana, 3 etapat e para të turit çiklistik në Shqipëri 9-11 maj
16 Tetor, 19:55
-
Trafik droge nga Italia në Shqipëri, GJKKO rrëzon akuzën për grup të strukturuar kriminal, jepet vendimi për 11 të arrestuarit
16 Tetor, 18:50
-
Gjendet i pajetë 30 vjeçari shqiptar në Itali, mister rrethanat e vdekjes
16 Tetor, 15:20
-
Itali/ Shpejtësia skëterrë dhe nervozizmi e tradhtojnë, 30-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar 4 kg kokainë me ‘Audi’
16 Tetor, 15:09