Itali, pjesëmarrje e ulët në votim
gjokse nudo kundër Berluskonit 

ROME- Rreth 50 milionë italianë janë thirrur sot e nesër të votojnë për zgjedhjet e Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës Italiane nga i cili do të dalë dhe kryeministri i ardhshëm i Italisë. Në rajonet e Lombardisë, Lacios dhe Molizes votohet edhe për rinovimin e këshillave rajonale dhe për presidentët e këtyre rajoneve.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 -  22:00 dhe nesër më 25 shkurt nga ora 07:00 deri në orën 15:00.  Italia është përfshirë nga moti i keq me dëborë dhe shi dhe autoritetet vendore po punojnë fort që ky mot të mos i pengojë votuesit t’i drejtohen qendrave të votimit. Ata po punojnë për të mbajtur të hapura qendrat ku po votohet.

Në mesditë u fol për një rënie të numrit të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2008. Deri në mesditë pjesëmarrja  ka qenë 12 % sipas informacioneve të para nga Ministria e Brendshme. Për Dhomën e Deputetëve kanë votuar 14,94%, në krahasim me 16,51% në vitin 2008. Deri në tani në Lombardi kanë votuar 6,34%, në Lazio 3,76% , Molise 1,36%. Veneto dhe Friuli-Venezia Giulia janë vetëm dy rajonet, nuk ka patur rënie në rënie të votuesve në krahasim me vitin 2008 dhe normat aktuale janë të ngjashme me ato të regjistruara në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

SURPRIZA PER BERLUSKONIN
Silvio Berluskoni ka votuar në Milano dhe ka patur një suprizë ku tre aktivistë të lëvizjës ndërkombëtare Femen, kishin shkuar në qendrën e votimit ku do të votonte ai dhe në gjoksin e tyre kishin shkruar "Mjaft Silvio" . Tre aktiviste të grupit “Femen” , pavarsisht të ftohtit kanë dalë me gjoks jashtë ku ishte shkruar “Mjaft Silvio” me shkronja të kuqe.  Të tre gratë janë larguar me forcë nga forcat e policisë dhe më pas janë shoqëruar në Kuesturë. Të tre aktivistet janë të huaja, Inna Shevchenko dhe Oksana Shachko nga Ukrahina dhe Elvire Dupont nga Franca. Berlusconi ka replikuar se janë ekzagjerime dhe se kush arsyeton me logjikë dhe me mëndje vazhdon përpara duke mos i dhënë rëndësi. Janë sjellje jashtë arsyes dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Edhe e dashura e re e Berlsuconit, Francesca Pascale e shoqëruar nga i ati dhe motra është përballur me një surprizë nga një kalimtar duke i thënë turp. 27 vjeçarja tashmë është zbuluar si e fejuara zyrtare e Berlusconit ka reaguar duke bërtitur janë komunistët turpi i Italisë.

berluskoni
(Foto:Aktivistet nudo ne proteste SHIKONI ME SHUME FOTOT)

Sondazhet e fundit të publikuara të premten kanë parashikuar fitues Pier Luigi Bersanin i cili udhëheq koalicionin e qendrës së majtë por sipas analistëve për krijimin e qeverisë është e nevojshme edhe bashkëpunimi me Lëvizjen Lista Monti e udhëhequr nga Mario Monti i cili është vlerësuar si një teknokrat i orientuar dhe profesionaliteti dhe lidhjet e mira me institucionet e BE-se janë konsideruar si kyçi i suksesit në rimëkëmbjen e Italisë.


DHOMA E PARLAMENTIT, PJESEMARRJA NE VOTIME E ULET
Në orën 12:00 mediat italiane flasin për rënie të pjesëmarrjes në votime për dhomën e deputetëve. Tg com flet për një pjesëmarrje më të vogël në votime në krahasim me zgjedhjet politike të 2008. Në këtë orë pjesëmarrja ishte 13. 00 ndërsa në zgjedhjet e 2008 ka qenë 15. 7 %

 
VOTON BERSANI, E NAPOLITANO
Ora 11:07
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokrate, njëkohësisht kandidati kryesor për fitimin e zgjedhjeve parlamentare në Itali, Pier Luigi Bersani, votoi në Piaçenca, në shkollën fillore ''Renzo Pezzani''. Bersani votoi në qendrën e votimit numër 37, i shoqëruar nga bashkëshortja Daniela Ferrari dhe vajzat Elisa e Margherita.  Në Romë ka votuar presidenti italian Girogio Napoletano duke thënë se sipas Kushtetutës nuk është e nevojshme për të bërë apel votës.
bersani
(Foto: Bersani duke votuar)

VOTON MONTIN E ROBERTO MARONI

Ora 10:10
Kryeministri në detyrë dhe kandidat për kryeministër votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore të sheshit Sicilia në Milano. Profesori mbërrit në këmbë dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elsa, vajza dhe nipërit. “Kujtojmë gjithmomë se vota është esenciale për demokracinë”- shkruan Monti në Twitter duke publikuar dhe foton e tij duke votuar.
mario monti
(Foto: Monti duke votuar)
 Ndërkohë Roberto Maroni, kreu i Lega Nord i cili kandidon për president të rajonit të Lombardisë votoi në Lozza.

SONDAZHET E FUNDIT FAVORIT KOALICIONI I MAJTE ME BERSANIN

Sondazhet e fundit të publikuara të premten kanë parashikuar fitues Pier Luigi Bersanin i cili udhëheq koalicionin e qendrës së majtë por sipas analistëve për krijimin e qeverisë është e nevojshme edhe bashkëpunimi me Lëvizjen Lista Monti e udhëhequr nga Mario Monti i cili është vlerësuar si një teknokrat i orientuar dhe profesionaliteti dhe lidhjet e mira me institucionet e BE-se janë konsideruar si kyçi i suksesit në rimëkëmbjen e Italisë.
Por edhe partia e Niki Vendola përbën një komponent kyç e cila mund të bashkohet me grupin e Montit pavarësisht qëndrimeve të ndryshme në çështjen e martesave mes homoseksualëve ku Vendola është një homoseksual i deklaruar ndërsa Monti një katolik i devotshëm.

Por supriza e kësaj fushate elektorale ka qenë suksesi i Lëvizja “5 yjet” e udhëhequr nga ish-komedianit Beppe Grillo duke frikësuar partitë e mëdha politike që sipas parashikimeve mund të dalë e treta apo dhe e dyta në zgjedhjet parlamentare.


Ndërsa Silvio Berlsuconi i cili udhëheq koalicionin e qendrës së djathtë ka bërë apelin e fundit se italianët duhet të mësojnë të votojnë në interesin e tyre dhe ka këmbëngulur se politikat antikrizë të kryeministrit Mario Monti kanë dëmtuar imazhin e Italisë.






FAKTE PER ZGJEDHJTET
Zgjedhësit në territorin kombëtar të vendit janë:
- për Dhomën e Deputetëve 47 011 309, nga të cilët 22 569 269 meshkuj dhe 24 442 040 femra
- për Senatin 43 071 494, nga të cilët 20 547 324 meshkuj dhe 22 524 170 femra
 - qendrat e votimit janë 61 597

DHOMA E DEPUTETEVE: Do të zgjidhen 618 deputetë

SENATI:  Do të zgjidhen 309 senatorë

ITALIANET QE VOTOJNE JASHTE ITALISE

Do të zgjedhin 12 deputetë dhe gjashtë senatorë

Italianët që votojnë jashtë vendit për Dhomon e Deputetëve janë 3 438 670
Italianët që votojnë jashtë vendit për Senatin janë 3 103 887

Zgjedhjet në tre rajonet kanë 12 838 939 votues
Qendrat e votimit mbyllen sot në orën lokale 22:00 për t'u hapur nesër nga ora 07:00 deri në orën 15:00
Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit fillon numërimi i votave

Zgjedhje të përgjithshme u zhvilluan të parakohshme në Itali, pasi në dhjetor deputetët e bllokut të Berlusconit tërhoqën mbështetjen për qeverinë Monti, duke sjellë rrëzimin e saj.

Redaksia online
(lç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë

Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë