ROMË - Është prekur nga një e shtënë pistolete në mollëz, ndërsa ishte duke ecur me autoveturë. I prekuri ishte një shqiptar, 41 vjeç.

Dhe mbi ngjarjen në fjalë po hetojnë karabinierët e lajmëruar nga mjekët e spitalit Sandro Pertini, ku është shtruar shqiptari rreth orës 21.30. Mjekët janë çuditur që 41-vjeçari i plagosur shqiptar ka shkuar vetë në spital.

Sipas rrëfimit të shqiptarit, ai që e goditi me një numër të pasaktësuar goditjesh ishte një njeri mbi motor, i cili iu afrua anash ndërsa gjendej në makinë në rrugën Tiburtina.

Vetëm një e shtënë goditi në shenjë, në mollëz: ndërsa mjekët e kanë nxjerrë plumbin nga nofulla dhe nuk gjendet në rrrezik jete.

Tashmë karabinierët janë duke kryer hetime për të hedhur dritë mbi atë çfarë ndodhi dhe për të verifikuar versionin e dhënë nga 41-vjeçari.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)