Itali, plumba ndaj një emigranti
shqiptar kur po shkonte në punë

Itali, plumba ndaj një emigranti<br />shqiptar kur po shkonte në punë
TERNI - Tre plumba pistolete janë qëlluar në drejtim të një punëtori shqiptar, i cili sapo kishte zbritur nga furgoni dhe po hynte në ndërmarrje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të Ternit, Itali, ndërsa emri i shqiptarit nuk është bërë i ditur nga policia.

Fati e ka ndihmuar shqiptarin, pasi ai nuk ka marrë asnjë plagë ndërsa plumbat kanë përfunduar në mur. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar se, ndaj emigrantit shqiptar kanë qëlluar dy persona, të cilët ishin duke udhëtuar në një makinë. Ata mendohet se kanë pëdorur një armë, pistoletë, shkruan ANSA.

Plumbat janë qëlluar nga lart poshtë, drejtuar këmbëve të shqiptarit, por pa e prekur asnjëri. Ka qenë vetë ai që ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimet. Pasi kanë marrë disa dëshmi, policia ka nisur kërkimet për autorët e kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT)

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT)