Itali/ Po arratisej drejt Gjermanisë me tren, arrestohet 64-vjeçari shqiptar, i kërkuar prej 9 vitesh! Do vuajë rreth 2 vite burg të mbetur

Itali/ Po arratisej drejt Gjermanisë me tren, arrestohet 64-vjeçari shqiptar, i kërkuar prej 9 vitesh! Do vuajë rreth 2 vite burg të mbetur

Policia Hekurudhore e Brenner gjatë aksionit

Itali- Një 64-vjeçar shqiptar, i kërkuar prej vitit 2015, është arrestuar në Brenner teksa po tentonte të largohej nga Italia me tren. 

I kërkuar nga Autoriteti Gjyqësor i Firences për gati një dekadë, shqiptari po tentonte të largohej nga Italia me një tren ndërkombëtar me destinacion Gjermaninë. 

Punonjësit e Policisë Hekurudhore janë angazhuar në kontrolle rutinë në stacionin hekurudhor, kur kanë hasur në 64-vjeçarin. Dukshëm nervoz, ai u përpoq të mbante një qëndrim të qetë për të shmangur ngjalljen e dyshimeve. 

Me gjithë përpjekjet e tij, shqiptari u verifikua dhe nga hetimet rezultoi se ishte një i dënuar, por mbi të gjitha një i shpallur në kërkim me urdhër-arresti që prej vitit 2015. Sipas urdhrit të Prokurorisë së Firences, atij i kishin mbetur edhe 1 vit, 7 muaj e 24 ditë burgim për të vuajtur.

Duke analizuar situatën, rezultoi se shqiptari ishte liruar nga burgu në fillim të marsit 2015, por disa javë më vonë u dëbua nga territori italian për të vuajtur dënimin e mbetur. Sipas legjislacionit aktual, ai nuk duhej të ishte kthyer për 10 vite.

Shqiptari pas identifikimit nuk bëri rezistencë dhe bashkëpunoi, duke u dërguar në Gjykatën e Bolzanos, ndërsa rezulton se nuk e ka vuajtur dënimin e mbetur sipas procedurave penale.

Operacioni është kryer prej ditës së hënë, por u njoftua në median e vendit fqinj vetëm ditën e sotme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia shoqëron drejtuesin 37-vjeçar (VIDEO)

Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia shoqëron drejtuesin 37-vjeçar (VIDEO)