ITALI-Një grua shqiptare ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në San Lazzaro të Bolonjës, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Në drejtimin e makinës që përplasi për vdekje shqiptaren ishte një grua, e cila ndaloi dhe kërkoi ndihmën e ambulancës, por shqiptarja ndërroi jetë në vend. Mediat italiane theksojnë se viktima punonte si infermiere në “Villa Serena” dhe po shkonte në punë në momentin që është aksidentuar. 

d.b/shqiptarja.com