Një 27-vjeçare është përzënë nga Universiteti në Itali, pasi ka ushqyer foshnjën e saj me gji në ambientet e bibliotekës. Ngjarja ka ndodhur në Universitetin e Parmës, ndërsa është denoncuar nga bashkëshorti i të resë.
Simon Yonues, mjeku 32- vjeçar, lindur në Liban, i cili po specializohet në Itali për fizioterapi, deklaroi se bashkëshortja e tij, Olia Zdyrko, është larguar nga universiteti nga roja i sigurisë. Ky i fundit i ka thënë të resë “Nuk mund të ushqeni fëmijën me gji këtu, shqetësoheni studentët, largohuni”. Çifti kishin një djalë dy muajsh e gjysmë, që quhej Adam.
Bashkëshorti i 27-vjeçares ka rrëfyer për mediat italiane se Olia duhet të ushqente vogëlushin me gji në atë moment, ndaj është mbuluar me gji dhe ka filluar t’i japë të pijë, por është ndaluar nga roja dhe është larguar nga biblioteka.
(Njoftimi i Universitetit të Parmës)